“Nder i madh të jem numri 9 i një klubi si Roma, koha të luftojmë për tituj”

PUBLIKUAR

Tammy Abraham tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Romës. Ka nënshkruar kontratë deri më 2026 dhe do të fitojë deri në 5 milionë euro neto në sezon.

Pas Rui Patricio, Eldor Shomurodov e Matias Vina, Roma ka kryer edhe transferimin e katërt për këtë verë. Tammy Abraham tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Romës.

Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2026 dhe do të fitojë deri në 5 milionë euro neto në sezon.

Abraham, që u ble për 40 milionë euro nga Chelsea, mezi pret të nisë aventurën e re dhe të ndihmojë Romën të fitojë trofe.

“Roma më deshi mua me të vërtetë dhe e treguan diçka të tillë”, tha ai.

“Ky është një klub që meriton të luftojë për tituj. E kam eksperiencën e fitimit të trofeve të rëndësishëm dhe dua të luaj sërish në atë lloj gare”.

“Dua ta ndihmoj Romë ta arrijë këtë qëllim dhe të rikthehet në nivelet ku e meriton të jetë”.

“Është një nder i madh të jem numri 9 në këtë klub dhe mezi pres të nisi të luaj dhe të ndihmoj ekipin”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...