Nicole Scherzinger shfaqet unike në fustanin ngjyrë të gjelbërt

PUBLIKUAR

Nicole Scherzinger ka marrë sërish vëmendje.

 

Nichole Scherzinger është padyshim një nga këngëtaret me fizikun më të mirë. Në çdo dalje të saj publike ajo shfaqet e kuruar dhe hiret e saj bien shumë në sy.

Ashtu siç ka ndodhur së fundmi, teksa anëtarja e grupit të famshëm ‘Pussycat Dolls’, paneliste në ‘The Masked Singer’, një show televiziv që transmetohet të dielën në mbrëmje është shfaqur me një fustan të gjelbër.

43- vjeçarja mahniti me format e saj dhe fustani i saj i shkurtër që zbulonte më së miri këmbët e saj na treguan se Nicole nuk njeh moshë. Me detajin e një rripi të hollë në bel, gjysma e veshjes e mbuluar nga xixat dhe takat shumë fine ajo shkëlqeu.

Nichole që prej 2019- ës është shfaqur si paneliste në kompeticionin e këngës ‘The Masked Singer’, që është gjithashtu një show televiziv shumë i ndjekur në Los Angeles.

Rikujtojmë se në vitin 2019 mediat shpërthyen nga video intime e Nicole me ish-in e saj Lewis Hamilton. Video u bë publike nga hakerat dhe në klip shfaqej vetë këngëtarja me kampionin e

Formula 1 teksa putheshin dhe përqafoheshin në shtrat. Dyshohet që pas filmimit të video-s, telefoni i Nicole të jetë hakuar dhe më pas t’i jenë publikuar ato pamje.

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...