Pioli i jep një ditë pushim lojtarëve të Milanit

PUBLIKUAR

Milan ka vazhduar me ndeshjet parapërgatitur me një fitore prej 2-1 të shtunën kundër Panathinaikosit kurse trajneri Stefano Piolo i ka dhënë një ditë pushim lojtarëve të hënën.

Siç raporton MilanNews nuk do të këtë stërvitje të hënën në Milanello derisa trajneri i ka dhënë një ditë pushim lojtarëave pas fitores kundër gjigantëve grek.

Transferi i ri Olivier Giroud ka shënuar dy golat të shtunën, me kuqezinjtë që janë në fazën finale të përgatitjeve para se të luajnë ndeshjen e parë kundër Sampdorias më 23 gusht.

Kuqezinjtë kanë përfunduar në vendin e dytë në sezonin 2020-21 dhe i pret një sezon  i gjatë, pasi që sivjet do të garojnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Zlatan Ibrahimovic dhe Frankc Kessie nuk pritet që të kthehen në ndeshjet e para të sezonit por kjo mund të ndodh pas ndeshjeve të Kombëtarëve në shtator pasi që ata mund të rikuperohen nga lëndimet.

Milani pret Cagliarin në San Siro para se pushim të ndeshjeve kualifikuese në shtator kurse kthehet në aksion më 12 shtator ku pret Lazion në shtëpi.

 

Pioli ka parë një gjendje të mirë të skuadrës në ndeshjen kundër Panathinaikos dhe për këtë ju ka thënë lojtarëve të tij pushim para se të fillojnë sezonin e ri.

Kundërshtari i parë i Milanit, Sampdoria do të luajnë sonte kundër Alessandrias në Coppa Italia. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...