Kjo është ajo që ndodh nëse hapni aksidentalisht bagazhin e veturës në një autolarje

PUBLIKUAR

Larja e makinave është një vend “që sjell kënaqësi” për shumicën e njerëzve, pasi ju duhet vetëm të prisni disa minuta para se të largoheni me një makinë të pastër.

Dhe kur shkojmë atje, shumica prej nesh e dimë se duhet t’i mbajmë pasqyrat të mbyllura dhe të presim me durim që furçat të bëjnë gjënë e tyre para se të del nga aty në mënyrë të sigurt.

Por çfarë ndodh nëse shtypni aksidentalisht butonin e gabuar – dhe, më konkretisht, atë që hap bagazhin?

Ky ndoshta është rasti me personin që zotëron këtë Range Rover Evoque.

Ndërsa makina ishte brenda lavazhit dhe furçat kishin filluar të punonin, dikush rastësisht shtypi butonin që hap automatikisht “kapakun e pasmë”.

Gjëja e parë që vini re është uji që rrjedh brenda në bagazhin, por ky është problemi më i vogël i pronarit.

Por ky nuk është dëmi i vetëm pasi në fund, në vend që të pastronte makinën, pronari i Evoque e mori atë me “kapakun e pasmë të thyer”.

Gjëja e çuditshme është se askush nuk e vuri re atë që kishte ndodhur në mënyrë që të shtypte ndalesën e urgjencës dhe të shpëtonte makinën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...