Një tjetër mural i Romelu Lukakus është shkatërruar jashtë San Siros pas transferimit të sulmuesit të Interit në Chelsea, ku ai është quajtur “tradhtar i shitur”
Murali ishte pikturuar pas suksesit për Skudeto në Itali, tashmë është shkatërruar ku tifozët e kanë piktuar pjesën e pastme të fanellës së tij me fjalët “Milano” me mesazhin origjinal: “E dashur Milano, je e mirëseardhur”.
Tani një tjetër mural është shkatërruar, kësaj here duke shkruar mbi fytyrën e Lukakus gjatë një përballje me sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic gjatë ndeshjes në Coppa Italia sezonin e kaluar.
Fytyra e Lukakus është prishur me deklaratën: Tradhtar i shitur. Kjo është pikturuar mbi fytyrën e tij.
Belgu veshi fanellën e Zi kaltërve për dy vite para se të largohej për 115 milionë euro në Chelsea, shitje rekord kjo për një klub të Serie A. /GazetaExpress/
Romelu #Lukaku a publié un long message d’adieu aux tifosi de l’#Inter aujourd’hui pour expliquer son choix de partir à Chelsea. Mais le tag de son altercation avec Ibra (juste a côté de San Siro) a été vandalisé à Milan : “Traître vendu”. pic.twitter.com/ICEweTprca
— GuillaumeMP (@Guillaumemp) August 15, 2021


