Kampionët e Spanjës e nisin me fitore të ngushtë sezonin e ri

PUBLIKUAR

Angel Correa ka qenë hero i fitores së kampionëve të Spanjës në udhëtimin e tyre në stadiumin “Balaídos” kundër Celta Vigos me rezultat 1-2. Correa (23, 64) shënoi për Atletico Madrid kurse Aspas (58) shënoi nga penalltia për Celtan

Atletico Madrid e ka nisur me fitore edicionin e ri në La Liga në ndeshjen e tyre të parë kundër “Balaidos” të Celta Vigos.

FFK u bën thirrje klubeve për vaksinim

Pjesa e parë filloi me një dominim të lehtë të Atleticos ku patën disa dalje të tyre përpara por që nuk rezultuan të rrezikshme.

Në minutën e 23-të pas kombinimeve me prekje të parë topi shkon në drejtim të Correas i cili po ashtu godet me të parën për të shënuar një gol të bukur dhe zhbllokuar këtë sfidë.

Pas golit të parë të shënuar nuk pati raste për t’u veçuar në këtë ndeshje dhe pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal.

Në pjesën e dytë Celta e filloi më mirë dhe pas një rivënie nga këndi Celta kërkoi penallti. VAR intervenoi dhe gjyqtari Jose Luis Munuera Montero akordoi penallti për Celtan.

Iago Aspas do të godiste penalltinë dhe do të shënonte për ta barazuar rezultatin në minutën e 59-të të ndeshjes.

Por, ky barazim nuk zgjati shumë pasi që në kundërsulm do të dilte fuqishëm me Saul që pason të Correa. Ai godet me të djathtën dhe rikthen epërsinë për kampionët në 1-2.

Pas këtij goli pati shumë ndërhyrje të ashpra në fushë dhe shumë ndërprerje të lojës.

Gjyqtari akordoi shtatë minuta shtesë por gjatë shtesave pati përsëri ndërprerje ku lojtari i Atletico Madrid Hermoso përjashtohet me karton të kuq. Me të kuq përjashtohet pas përleshjes edhe Hugo Mallo i Celta Vigos.

Celta ishte afër për të barazuar rezultatin por ishin mbrojtësit e Atleticos që larguan topin nga vija fatale e portës.

Pas kësaj nuk kishte më raste për t’u veçuar në ndeshje dhe Atletico Madrid e fiton ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...