Makinat e reja Mercedes do t’ju paralajmërojnë edhe për gropat në rrugë

PUBLIKUAR

Bota po afrohet gjithnjë e më shumë përmes teknologjisë, dhe kjo sigurisht përfshin edhe makinat.

Dhe kur flasim për makinat sigurisht që nuk mund ta lëmë anash edhe gjigantin Mercedes-Benz, i cili nuk është “i huaj” për teknologjinë e përparuar të automobilave.

Tek kjo makinë janë prezantuar paralajmërimet në vitin 2013 dhe kjo evoluoi për t’u bërë sistemi i komunikimit Car-to-X në vitin 2016.

Tani, ai sistem është përmirësuar më tej në modelet e reja S-Class, C-Class dhe EQS për të zbuluar gropat dhe rreziqet të tjera dhe për të paralajmëruar drejtuesit tjerë në zonë, përcjell Telegrafi.

Me pak fjalë, modelet e lartpërmendura kanë një sistem të azhurnuar me algoritme që monitorojnë ngjeshjen dhe shtrirjen e papritur në rrotat e përparme dhe të pasme.

Kur arrihet një prag i caktuar, sistemi vendos që makina sapo goditi një gropë.

Vendndodhja më pas dërgohet përmes setit të komunikimit të makinës në shërbimin Mercedes-Benz Cloud, i cili transmetohet në Mercedesët tjerë në zonë me sistemin e komunikimit Car-to-X të aktivizuar.

Për modelet deri në vitin 2016, paralajmërimi do të shfaqet si një alarm standard i ngjarjeve të trafikut me një thirrje të dëgjueshme. Ndërsa në modelet e reja, megjithatë, ajo do të identifikojë në mënyrë specifike çështjen si një gropë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...