Lille mposhtet thellë nga ekipi i trajnerit që e shpalli kampione edicionin e kaluar

PUBLIKUAR

Lille, kampionia në fuqi e Francës, merr një “shuplakë” të fortë nga Nice në javën e dytë të Ligue 1, duke u mposhtur thellë 0-4.

Skuadra e drejtuar nga Gourvennec dha një shfaqje të shëmtuar në “Stade Pierre-Mauroy”, ku tifozët vendas arritën deri atë sa të duartrokitnin lojtarët miq për lojën e zhvilluar.

Sigurisht që këto duartrokitje ishin veçanërisht për trajnerin e Nice, Christophe Galtier, që ishte arkitekti i Lilles kampione.

Spikati në këtë ndeshje danezi Dolberg, ish-futbollist i Ajaxit të Amsterdamit, i cili hapi (1’) dhe mbylli (63’) serinë e golave të Nice, ndërsa dy golat e tjerë, atë të rezultateve të përkohshme 2-0 dhe 3-0 u realizuan nga Boudaoui (5’) dhe Gouiri (45+3’).

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...