Di Maria: “Aguero dëshiron ta vras Messin”

PUBLIKUAR

Angel di Maria ka zbuluar se Sergio Aguero nuk e ka pranuar aspak mirë largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Aguero u largua këtë verë nga Manchester City për të luajtur me Lionel Messin në “Camp Nou”.

Ishte pothuajse e sigurt se ata do ta vishnin bashkë fanellën e Barcelonës, por më pas papritur doli se klubi s’mund të mbajë 34-vjeçarin, shkaku i fair play financiar.

Kështu, Messi u largua për në Paris Saint Germain, ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi dhe një tjetër.

Angel Di Maria, shok i ngushtë i Messit dhe Agueros, në formë shakaje ka treguar se sa i zemëruar është ish sulmuesi i City që ka mbetur “i vetëm” në Barcelonë.

“Aguero dëshiron ta vras”, u përgjigj duke qeshur Di Maria pas largimit të Leo Messit nga Barcelona, i cili u transferua te PSG-ja. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...