NSA ka përgjuar Erdoganin, Berishën dhe Thaçin

PUBLIKUAR

timthumb
Në listën e gjatë të përgjimeve të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA janë përfshirë edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe shumë liderë të tjerë të Ballkanit e të botës.

Biblioteka dixhitale “Kriptom”, e cila merret me zbulimin e dokumenteve sekrete, ka publikuar një listë përgjimesh të Agjensisë, sipas së cilës në vitin 2009, janë përgjuar ish-kryeministri Sali Berisha, kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti serb, Boris Tadiç.

Në listën e politikanëve të përgjuar bëjnë pjesë edhe kryeministri i Bosnjë-Herzegovinës, Nexhat Brankoviç dhe presidenti i atëhershëm kroat, Stipe Mesiç.

Revista shkruan se dokumenti me emrat e 122 liderëve botërorë të përgjuar është hartuar nga ish-oficeri i NSA-së, Edward Snowden, duke deklaruar se 122 udhëheqës të botës ishin pjesë e këtij përgjimi.

Deri tani janë publikuar 76 emra, por njoftohet se deri në fund të korrikut do të publikohet lista e plotë me të gjithë emrat që janë vënë në shënjestër të shërbimit inteligjent amerikan.

Një muaj më herët, një artikull i “Washingon Post” publikoi listën me 193 vendet e përgjuara nga NSA-ja, në të cilën bënte pjesë edhe Shqipëria.

Njëherësh, revista gjermane “Der Spiegel” ka njoftuar se NSA-ja ka zhvilluar një sistem kompjuterik për përpunimin e sinjaleve të inteligjencës koduar (NYMROD), e aftë për të përpunuar miliona raporte, përmes përzgjedhjes së informacioneve për subjektet e synuara, nga të dhënat telefonike, kompjuterike dhe faksi.

Lista e plotë e liderëve të përgjuar

Bharrat Jagdeo – Guajanë

Binge wa Mutharika – Malave

Boris Tadic – Serbi

Choummaly Sayasone Shiavong – Laos

Cristina Fernandez de Kirchner – Argjentinë

Daniel Ortega – Nikaragua

Dmitry Medvedev – Rusi

Donald Tsang – Hong Kong

Ellen Johnson-Sirleaf – Liberi

Ehud Olmert – Izrael

Evo Morales – Bolivi

Felipe Calderon – Meksikë

Fernando Lugo – Paraguaj

Fouad Siniora – Liban

Gloria Macapagal-Arroyo – Filipine

Gurbanguly Berdimuhamedow – Turkmenistan

Hamid Karzai – Afganistan

Hashim Thaci – Kosovë

Hassanal Bolkiah – Brunei

Herman Van Rompuy – Belgjikë

Hosni Mubarak – Egjipt

Hu Jintao – Kinë

Hugo Chavez – Venezuelë

Hun Sen – Kamboxhia

Ilham Aliyev – Azerbaixhan

Islam Kamirov – Uzbekistan

Ismail Omar Guellah – Xhibuti

Johanna Sigurdardottir – Islandë

Jose Ramos-Horta – Timori Lindor

Jose Zapatero – Spanjë

Joseph Kabila – Republika Demokratike e Kongos

Kgalema Motlanthe – Afrika Jugore

Kim Jong-Il – Korea Veriore

Konstantinos Karamanlis – Greqia

Kurmanbek Bakiyev – Kirgistani

Laurent Gbagbo – Bregu i Fildishtë

Lee Myung-bak – Korea e Jugut

Luiz Inacio Lula Da Silva – Brazil

Ma Ying-jeou – Taivan

Mahinda Rajapaksa – Sri Lanka

Mahmoud Ahmedinejad – Iran

Manmohan Singh – Indi

Manuel Zelaya – Honduras

Martin Torrijos – Panama

Mauricio Funes – El Salvador

Meles Zenawi – Etiopi

Michelle Bachelet – Kili

Mikheil Saakashvili – Gjeorgji

Muammar Qaddafi – Libi

Mwai Kibaki – Kenia

Nedzad Brankovic – Bosnja-Hercegovina

Nicolas Sarkozy – Franca

Nong Duc Manh – Vietnam

Nouri al-Malaki – Irak

Nursultan Nazarbayev – Kazakistan

Omar al-Bashir – Sudan

Oscar Arias – Kosta Rika

Paul Kagame – Ruanda

Prachanda – Nepal

Rafael Correa – Ekuador

Raul Castro – Kuba

Recep Tayyip Erdogan – Turqi

Rene Preval – Haiti

Robert Mugabe – Zimbabve

Sali Berisha – Shqipëri

Sheik Hasina Wajed – Bangladesh

Silvio Berlusconi – Itali

Stjepan Mesic – Kroaci

Susilo Bambang Yudhoyono – Indonezi

Tabare Vazquez — Uruguaj

Taro Aso – Japoni

Than Shwe – Mianmar

Umaru Yar’Adua – Nigeri

Vladimir Putin – Rusi

Yousaf Raza Gillani – Pakistan

Yoweri Museveni – Ugandë

SHIKO MË SHUMË

41 aksidente brenda 24-orëve, mbi 1900 gjoba trafiku në vend

Gjatë 24-orëve të fundit, siguria në trafik dhe rendi publik në vend vazhdojnë të...

Një grua dërgohet për trajtim në QKUK, më pas ndërron jetë, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë në Fushë-Kosovë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e...

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të shpërndara...