Bashkëshorti i Angela Martinit nuk mund të largohet nga Greqia

PUBLIKUAR

Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu është liruar nga paraburgimi në Greqi.

Por biznesmeni është i ndaluar të largohet nga Greqia, derisa të gjykohet ekstradimi për në Rumani.

Të hënën, u arrestua në ishullin Mykonos sepse Rumania kishte lëshuar ​​një urdhër -arresti evropian në emrin e tij pas një dënimi prej pesë vjet e gjysmë burg për korrupsion, shkruajnë mediat rumune.

Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Në reagimin e saj të parë, modelja shqiptare Angela Martini ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh.

 

 

Gjithashtu ajo ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ia drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në këto momente të vështira.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

SHIKO MË SHUMË

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...

“S’po blen ma like a?”, Elijona nuk përmbahet, ia kthen përgjigjen ndjekses (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga...

Selin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon! (FOTO)

Fituesja e Big Brother Vip, Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të...