Çfarë loje po luhet? Veprimi befasues i fundit i Barçës me Messin

PUBLIKUAR

Lionel Messi u largua zyrtarisht nga Barcelona ditë më parë.

Atij madje iu bë edhe një ceremoni, ku u përshëndet me klubin që ka fituar gjithçka, në nivel ekipor dhe personal.

Megjithatë, media  të ndryshme në Spanjë janë duke raportuar për një lojë që po bën Barcelona e cila do të gjente zgjidhjen vetëm kur Messi zyrtarisht të bëhet me skuadër të re.

Derisa raportohet se Leo ka arritur marrëveshje me PSG-në, media të shumta shkruajnë që Barcelona nuk ka hequr dorë përfundimisht dhe së fundmi i është bërë një tjetër ofertë 34-vjeçarit.

Se a mbeten vetëm fjalë mediash dhe nëse ka diçka të vërtetë, do të zbulohet shumë shpejt, por një gjë është e sigurt – Barça i ka rënë pishman që ka lënë të ik më të mirin në botë, largim që ka shkaktuar tërmet dhe ka mllefosur tifozët e Barcelonës gjithë botën. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...