Kritikohet Laporta: Barcelona nuk i bëri të gjitha për ta mbajtur Messin

PUBLIKUAR

Një drejtor i Barcelonës, i cili kishte dhënë dorëheqje pas largimit të Messi e ka kritikuar presidentin

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ka bërë që Juame Llopis, një ish anëtarë në Komisionin Espai Barca të jap dorëheqje nga posti i tij pasi që ai beson që klubi nuk i ka bërë të gjitha për ta mbajtur argjentinasin në klub.

Pa e përmendur në mënyrë eksplicite presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, Llopis ka dhënë të kuptohet se ai (Laporta) u gjunjëzua nga CEO i klubit, Ferran Reverter vetëm që ta heq nga lista e pagave Messin.

“Kishin mbetur 25 ditë dhe nuk mendoj që gjithçka është bërë si është dashur të bëhet. Në të vërtetë nuk kishte dëshirë që të negociohet e ardhmja e Messit”, tha Llopis për programin “Que T’hi Juguies.

“Me largimin e Messit do të lehtësohen në afat të shkurtër, por ka shumë lojtarë dhe menaxher dhe anëtarë të stafit që nuk janë të nevojshëm në klub”.

“Ishte në pyetje reduktimi i pagave dhe me një lojtar mund të bëhej kjo. Mendoj se ka pasur presion nga CEO që të kursehen para për këtë pagë. Ka shumë gjëra drastike që kanë mund të bëhen dhe nuk janë bërë”.

Llopis i bëri këto komente pasi që Laporta u involvua në projektin e Super Ligës, edhe pse, siç është takuar ai me presidentin e Real Madridit Florentino Perez dhe shefin e Juventusit, Andrea Agnelli për të diskutuar planet e së ardhmes, e ardhmja e Messit mbetej në ajër.

“Është një projekt i madh, por i pasigurt. Nuk e di pse ai pati një lidhje kaq të afërt e të përzemërt me presidentin e Real Madridit”, theksoi Llopis.

“Është e pakuptueshme që derisa tifozët e Barcelonës qanin për largimin e Leos, Laporta kishte drekë pune me presidentin e Real Madridit. Ne duhet të kujdesemi për imazhin tonë”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...