Messi do t’i mbushë xhepat me para në Francë

PUBLIKUAR

Sulmuesi argjentinas i dha fund eksperiencës në Barcelonë dhe pritet të realizohet shumë shpejt transferimi i tij në Francë, ku do t’i mbushet kuleta me para

Lionel Messi i dha fund në mes lotësh epokës së tij në Barcelonë. Ylli argjentinas u desh të largohej pa dëshirën e tij, ndërsa tash po shikon përpara, raporton Gazeta Express.

Mediat e huaja raportojnë se e ardhmja e 34 vjeçarit është e lidhur me futbollin francez. Në fakt, përfaqësuesi argjentinas do të transferohet në Paris Saint-Germain. Gjiganti francez do t’ia ofrojë atij një kontratë rekorde trivjeçare dhe ai do t’i përfitojë mbi 100 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Messi do ta përbëjë një sulm “vrasës” me Neymarin e Mbappen, nëse ky i fundit nuk largohet nga “Parku i Princave”. Interesim për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë ka shfaqur edhe Manchester City. Por, ai e preferoi më shumë transferimin tek gjiganti francez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...