Pjanic në Juventus, Barcelona pajtohet t’ia paguajë një pjesë të pagës

PUBLIKUAR

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic u vërshhëllye nga tifozët gjatë fitores 3-0 ndaj Juventus të dielën dhe La Gazzetta dello Sport beson se Blaugrana janë të gatshëm të paguajnë një pjesë të pagës së tij për të hequr qafe boshnjakun.

31-vjeçari mbërriti në Camp Nou si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melo që u transferua në Juventus dhe mesfushori është lidhur me një kthim për t’u ribashkuar me Max Allegri në Continassa.

Juventus thuhet se ka hyrë në bisedime me Barcelonën gjatë kohës së tyre në Katalonjë, por paga prej 8.5 milionë euro në sezon është një pengesë e madhe për Bianconerët.

Gazeta raporton se Barcelona është e hapur për të dërguar lojtarin në huazim te Juventusi, të cilët po kërkojnë nga Blaugrana që të paguajë një pjesë të pagës së tij të madhe.

Skuadra nga Torino e konsideron vetëm gjysmën e pagës të arritshme, sipas La Gazzetta dello Sport dhe Aaron Ramsey mund të duhet të lëvizë nëse Pjanic kthehet në Stadiumin Allianz.

Pjanic, i cili u transferua në Juventus nga Roma në vitin 2016, luajti 178 ndeshje para se të largohej nga Zonja e Vjetër verën e kaluar, por duket gjithnjë e më afër një rikthimi në Torino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...