Motra e Neymarit e “zyrtarizon” transferimin e Messit në PSG

PUBLIKUAR

Pasi dha lamtumirën e tij nga FC Barcelona, nënshkrimi i Leo Messit për Paris Saint-Germain duket vetëm çështje kohe dhe në Francë tashmë janë duke pritur me krahë hapur argjentinasin dhe familjen e tij.

Një tjetër sinjal se Messi do t’i bashkohet PSG-së e ka dhënë edhe motra e Neymarit, Rafaella, transmeton Gazeta Express.

Ajo komentoi në fotografinë e gruas së Messit dhe i uroi mirëseardhje atyre në Paris.

“Mirësevini, bukuroshe,” shkroi Rafaella në postimin e Antonelas, duke lënë të kuptohet se nënshkrimi i Messit me PSG-në do të ndodhë.

Komenti i Rafaella për Antonela

Informacionet e fundit që vijnë nga Franca thonë që Leo Messi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me PSG të hënën dhe do të nënshkruajë kontratën e tij për dy sezone plus një opsional. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...