Messi e pret ofertën zyrtare të PSG-së, babai i tij anulon fluturimin për në Paris

PUBLIKUAR

Lionel Messi është duke e pritur ofertën zyrtare të Paris Saint-Germain para se të marrë ndoshta vendimin më të madh të karrierës.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se te PSG janë të bindur se do të arrihet një marrëveshje së shpejti.

Ndërkohë, negociatat mes klubit francez dhe argjentinasit po vazhdojnë dhe sipas raportimeve ato janë duke shkuar mirë

Messi nesër do të mbajë një konferencë për media për të folur rreth kësaj situate nga ora 12:00, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa babai i tij, Jorge Messi nuk do të udhëtojë për në Paris sot, pasi do të marrë pjesë në konferencën e Messit nesër në Camp Nou. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...