Neymar ia ofron numrin 10 Messit

PUBLIKUAR

Neymari e do me çdo kusht Leo Messin te Paris Saint Germain.

Pas 17 sezonesh, Leo Messi i ka dhënë lamutmirën Barcelonës.

Ai u detyrua të largohet shkaku i kushteve të rënda ekonomë të që po kalon klubi, pasi për shkak të fair play financiar, nuk mundi ta regjistrojë në La Liga, ashtu siç nuk janë regjistruar ende edhe ardhjet e reja; Emerson, Aguero, Depay e Garcia.

Messi, për herë të parë në karrierë, detyrohet që të kërkojë klub të ri dhe të veshë fanellën e një tjetër skuadre.

Manchester City dhe PSG janë destinacionet e mundshme të 34 vjeçarit.

Parisi është në përparësi dhe beson shumë te Neymar Junior, shoku i ngushtë i Messit që tashmë ka nisur punën për ta bindur atë t’i bashkohet në Francë.

Madje raportohet se Neymari ia ka ofruar numrin 10-të Messit, derisa ka zëra se edhe PSG i ka bërë tashmë ofertë Leos, kontratë tri vjeçare me pagë 50 milionë euro në sezon.

Messi largohet si një legjendë nga Camp Nou, sepse ato që ka arritur ai për 17 sezone te Barça vështirë se do t’i arrijë ndonjë lojtar tjetër.

Në total, ai ka bërë 778 paraqitje, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste.

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe; 4 Champions League, 10 LaLiga, 7 Copa Del Rey, 3 FIFA Club World, 8 Superkupa të Spanjës dhe 3 UEFA Supercup. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...