yrtarisht, Lionel Messi është larguar nga Barcelona.
Marrëveshje po, por qëndrim jo – zyrtarisht Messi i ka dhënë lamtumirën Barcelonës.
Klubi ka njoftuar se Messi s’do të qëndrojë, ani pse kishin arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës gjatë ditës së sotme, por kjo s’do të ndodhë shkaku i problemeve të mëdha financiare dhe rregullave të La Ligës.
Klubi i ka uruar më të mirat njeriut që ndryshoi historinë e futbollit në përgjithësi, njeriu që i dha shumë Barcelonës.
Messi gjatë karrierës ka zhvilluar 778 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste dhe ka fituar 35 trofe.
Golin e parë e ka shënuar në vitin 2005 kundër Albacetes, derisa pjesa tjetër është histori, raporton Gazeta Express.
Më poshtë mund t’i gjeni disa nga golat magjik, historik që s’do të harrohen kurrë….
Share Now


