Maccabi Tel Aviv i bën ofertë Barcelonës për Rey Manaj

PUBLIKUAR

Në skenë për Rey Manajn del një klub i ri.

Mediat katalanase dhe më konkretisht Sport.es bën me dije se në drejtim të Barcelonës ka mbrritur një ofertë nga Maccabi Tel Aviv me izraelitët që kanë ofruar 1,5 milionë euro për gjysmën e kartonit të sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Një ofertë që gjithsesi nuk ka tunduar Barcelonën e cila është e pavendosur se çfarë do të bëjë me Manaj, ndërkohë që ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Përveç Sassuolos dhe Venezias nga Serie A dhe Real Betis e Granadas në La Liga, për Rey Manaj ka shfaqur interes edhe klubi kazak i Aktobes që është gati të bindë Barcelonën me një ofertë të majme ekonomike.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...