Të enjten, gjysmëfinalja e basketbollit në Olimpiadë

PUBLIKUAR

Lojërat Olimpike po hyjnë në fazën finale, përballen SHBA – Australia e Franca – Sllovenia

Lojërat Olimpike verore po hyjnë në fazën finale të tyre. Ndeshje interesante po zhvillohen në basketboll, ku është arritur faza gjysmëfinale. Të enjten do të luhen dy ndeshje, në kërkim të biletës që çon në finalen e madhe.

Favoritët Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekfinale e eliminuan Spanjën dhe tash do të kenë punë me Australinë. Kangurët e eliminuan me lehtësi Spanjën në fazën paraprake. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 06:15 të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Kurse, dueli tjetër gjysmëfinal është ai në mes të Francës dhe Sllovenisë. Trekolorët në çerekfinale ishin më të mirë se Italia dhe synojnë ta fitojnë krejt garën.

Nga ana tjetër, sllovenët po e vazhdojnë mrekullinë pasi të martën e mundën Gjermaninë. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 13:00 me kohën tonë lokale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...