Lukaku në Chelsea mbyllet këto ditë

PUBLIKUAR

Chelsea është duke punuar për ta bindur Interin t’ia shesë Romelu Lukakun dhe sipas mediave italiane, marrëveshja mes klubeve pritet të mbyllet këtë fundjavë.

Chelsea dhe Interi janë në bisedime për sulmuesin belg, i cili mund të kthehet në Stamford Bridge dhjetë vjet pasi i ishte bashkuar të kaltërve për herë të parë nga Anderlecht, raporton Gazeta Express.

Interi ia hodhi poshtë Chelseat një ofertë prej 105 milionë eurove plus mbrojtësin Marcos Alonso, por klubi anglez do të rikthehet me një ofertë erdhe më të majme, sipas mediave italiane.

Sipas Sky Sports Italia, të kaltrit janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit 130 milionë euro për belgun. Lukakut, ndërkohë, Chelsea i ka ofruar marrëveshje afatgjate me pagë vjetore prej 12 milionë eurove.

Lukaku iu bashkua Interit nga Manchester Unitedi në vitin 2019 dhe që prej atëherë i ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje, duke iu ndihmuar zikaltërve ta fitojnë titullin e parë në Serie A që prej vitit 2010.

Por oferta e majme e Chelseat do ta bindë Interin ta shesë 28-vjeçarin dhe njeriun kryesor në vitet e fundit.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport raporton se rruga për kthimin e Lukakut në Chelsea është hapur plotësisht dhe se marrëveshja pritet të arrihet deri në fundjavë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...