Lipjani ka nevojë për qeverisje, jo për hakmarrje mes të papërgjegjshmëve.

PUBLIKUAR

“Zgjedh të panjohurën, jo të keqen e provuar. Edhe nëse e panjohura është e keqe, ke fituar kohë. Sepse, ke zbuluar dy të këqija, duke mos e përsëritur të keqen e provuar. Mospërsëritje, për të mos shpresuar si në një të mirë të mundshme për të keqen e panjohur”.
Qytetarët e Lipjanit ishin aq të zgjuar sa që e praktikuan ketë thënie. Dhe, e mira nga krejt kjo është identifikimi i së keqes së panjohur, që fshihej pas së mirës. Arritje minimale, por shumë e rëndësishme për të ardhmen, që largon dyshimet dhe që zvogëlon mundësin për manipulim.
Debati i Jeta në Kosovë, ju dha mundësi ballafaqimi partive në pushtet dhe opozitës që ishte në pushtet. Ballafaqim që dëshmon se këto parti nuk menaxhojnë, por e shkelin qytetarin dhe qytetarinë.
Debat që shpërfaq turpin, e që për këto parti politik është pikënisje e debatit. Pikënisje nga e vërteta e tyre.
Çdo krahasim që bëhej mes kësaj qeverisje dhe qeverisjes së kaluar, u nis dhe përfundoj kështu : ju po bëni më keq se ne dhe kundër përgjigjja, jo, ju keni bërë më keq se ne! Secili nga të ndërgjegjshmit do të ndihej i turpëruar.
Çfarë niveli, çfarë përfaqësimi!
Ndërrimi i vetëm në qeverisjen e Lipjanit është mënyra e papërgjegjshmërisë dhe e keqpërdorimeve. Fatkeqësisht.
Lipjani ka nevojë për qeverisje, jo për hakmarrje mes të papërgjegjshmëve.

Flamur M.SYLEJMANI

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...