Umtiti nuk bën pjesë në planet e Ronald Koeman.
Barcelona është duke insistuar që ta shesë në këtë afat kalimtar qendërmbrojtësin, Samuel Umtiti, raporton Sport.
Lojtari ka vite që nuk është në formën e dikurshme dhe klubi ka nevojë për para, andaj opsioni më i mirë është të fitojë nga shitja e tij, me çka edhe do të lirohej nga paga e lart e lojtarit.
Në të kaluarën është lidhur me shumë klube nga Premierliga, por Umtiti është krejtësisht jashtë forme, andaj do të jetë vështirë për Barçës që të nxjerrë shumë para nga shitja e francezit.
27 vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2016.
Ai kë bërë 132 paraqitje, ka shënuar 2 gola dhe ka fituar shumë trofe. /Gazeta Express/


