Pedri barazon rekordin e Bruno Fernandes, luan ndeshjen e 72-të të sezonit

PUBLIKUAR

Pedri është përfshirë në formacionin startues të Spanjës për t’u përballur me Japoninë në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të thotë se ai ka barazuar rekordin për numrin e ndeshjeve të luajtura në një sezon me 72 gjithsej.

Bruno Fernandes e mbante këtë rekord deri më sot 3 gusht, por ai tani do të duhet të ndajë këtë me talentin e Barcelonës, Pedrin.

Në moshën 18 vjeç, Pedri nuk do të harrojë sezonin e tij debutues si lojtar i Barcelonës, pasi ka luajtur 37 ndeshje në LaLiga Santander, gjashtë në Copa del Rey, dy në Superkupën e Spanjës dhe shtatë në Ligën e Kampionëve, si dhe 20 ndeshjet me Spanjën , të ndara mes të rinjve nën 21 vjeç dhe më pas skuadrës së të rriturve në Kampionatin Evropian dhe Olimpiadën.

Ai pritet ta thyejë këtë rekord pasi do të luajë në finale të Lojërave Olimpike të “Tokyo 2020” ndaj Brazilit më 7 gusht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...