Ylli i Milanit e mbron Hakimin ndaj izraelitëve

PUBLIKUAR

Mesfushori i Milanit Ismael Bennacer e ka mbështetur mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i cili u fishkëllye për 90 minuta të tërë gjatë Superkupës së Francës të dielën.

Hakimi ishte titullar për PSG-në në humbjen 1:0 ndaj Lille në Superkupën e Francës dhe u fishkëllye sa herë që e preku topin në Stadiumin Bloomfield në Tel Aviv të dielën, raporton Gazeta Express.

Mbi 20 mijë tifozë izraelitë në Bloomfield ia bënë Hakimit shumë të vështirë debutimin në një ndeshje zyrtare për PSG-në.

Arsyeja pse marokeni u fishkëllye pas cdo prekje të topit është rreshtimi i tij përkrah palestinezëve në konfliktin izraelito-palestinez.

Në maj, Hakimi kishte bërë fushatë në rrjetet sociale për lirinë e Palestinës, pas përshkallëzimit të konfliktit mes palestinezëve dhe Izraelit.

Nëntë palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite, të cilat erdhën si kundërpërgjigje e Izraelit ndaj raketave që grupet palestineze hodhën në territorin e tij.

Izraeli u përgjigj me sulme ajrore në territorin bregdetar palestinez.

Përfaqësuesi i Algjerisë Bennacer e mbrojti ish-yllin e Interit në një reagim në Instagram.

Mesfushori i Milanit e postoi një fotografi të Hakimit në fanellën e PSG-së, në të cilën vendosi një emotikon që simbolizon heshtjen, si dhe një emotikon zemër, për ta përkrahur 22-vjeçarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...