Benitez nuk llogarit në James Rodriguez, ia tregon derën

PUBLIKUAR

James Rodriguez do të largohet pas vetëm një sezoni në Everton.

Sipas Edu Aguirre të El Chiringuito de Jugones, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit, ia ka treguar derën Jamesit, duke i thënë se nuk llogarit në të.

Carlo Ancelotti e transferoi atë verën e kaluar, por largimi i tij për në Real Madrid, i ka sjell probleme Jamesit që sërish duhet të kërkojë për një klub të ri.

“Benitez i ka thënë Jamesit se nuk llogarit në të te Evertoni. James dëshiron të luajë dhe për këtë po kërkon një rrugëdalje”, deklaroi Edu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...