Bayerni zyrtarisht heq dorë nga Koulibaly: “E kemi Upamecanon”

PUBLIKUAR

Bayern Munich nuk është më i interesuar për Kalidou Koulibalyn.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic, në një prononcim për Radio Kiss Kiss, ka deklaruar se Bayerni nuk e ka kontaktuar asnjëherë Napolin për Koulibalyn.

Bayerni e ka blerë këtë verë 22-vjeçarin nga Leipzig, Dayot Upamecano dhe Salihamidzic thotë se ai mjafton dhe se skuadra është kompletuar.

“Nuk ka pasur kontakte me Napolin. Ne kemi blerë Upamecanon, tani jemi të kompletuar në mbrojtje”, tha ai.

Ish-lojtari i Juventusit gjithashtu foli për Lorenzo Insigne:

“Lorenzo është një lojtar që bën diferencën, por nuk e lejoj veten të hyj në çështje kontraktuale që nuk i njoh, mund të them që sot të gjitha klubet kanë probleme financiare. Por një si Lorenzo lëkund ekuilibrat”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...