Sassuolo e paralajmëron Juventusin për Locatellin, ose tani ose “kurrë”

PUBLIKUAR

Shefi ekzekutiv i Sassulos, Giovanni Carnevali, e ka paralajmëruar Juventusin për Manuel Locatellin.

Ai i ka dhënë sinjale klubeve që e duan se oferta duhet të jetë serioze dhe tani, pasi më vonë në gusht s’do të heqin dorë nga lojtari, për ta mbajtur edhe një sezon në skuadër.

Atë e duan Juventusi dhe Arsenali, por Sassuolo dëshiron marrëveshje sa më shpejt, në mënyrë që të ketë kohë dhe të blejë zëvendësuesin e ishit të Mialnit.

“Jemi duke pritur për ofertën e duhur për Locatellin… nëse nuk arrin, ai do të qëndrojë. Nuk do ta shesim lojtarin tonë më të mirë më vonë në gusht”, tha ai për “Gazzetta dello Sport”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...