Sulmuesi i Shqipërisë shënon në fitoren e Chelseat

PUBLIKUAR

Armando Broja vazhdon ta impresionojë Thomas Tuchelin në ndeshjet miqësore.

Rinovimi i kontratës me Blutë duket se e ka motivuar sulmuesin e Shqipërisë që ka shënuar edhe në miqësoren kundër Bournemouth, të cilën e fitoi Chelsea 2-1, raporton Gazeta Express.

Blutë e Londrës ishin duke humbur deri në minutën e 72-të, Emiliano Marcondes e kishte kaluar në epërsi Bournemouthin në minutën e 66’.

Por, pas gjashtë minutave prej kur Chelsea kishte pranuar golin, doli në skenë sulmuesi i Kombëtares shqiptare që sapo ka rinovuar kontratën me Chelsea dhe shënoi për 1-1.

Më pas, Chelsea mori kontrollin e ndeshjen dhe Ike Ugbo shënoi për 2-1 në minutën e 66’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...