Allegri s’do t’ia falë kurrë Bonuccit: “Kapiten? Ta blejë dhe le të luajë në rrugë me të”

PUBLIKUAR

Me rikthimin e Max Allegrit në Juventus, Leonardo Bonucci do të jetë ai që do të vuajë më shumë, të paktën kështu duket pas deklaratës së fundit të ish trajnerit të Milanit.

Kur befasisht Bonucci e la Juventusin, e bëri për shkak të përleshjes me Allegrin, dhe kaloi në Milan, ku qëndroi vetëm një sezon dhe u rikthye në Torino pasi Allegri i dha fund aventurës me ‘Zonjës së Vjetër’.

Ai menjëherë fitoi zemrat e tifozëve dhe natyrisht, u fal për atë që bëri dhe sërish iu dha shiriti i kapitenit, pas Giorgio Chiellini.

Megjithatë, jo me Allegrin, Bonucci s’do të jetë kapiten.

Duket se trajneri është ende i zemëruar dhe dëshiron ta ndëshkojë me shiritin e kapitenit.

“Kapiteni dhe zëvendës-kapiteni caktohen në varësi të kohës që kanë luajtur në ekip. Kështu që Chiellini është ai më me përvojë, i ndjekur nga Dybala”, tha Allegri.

“Bonuçi? Ai u largua për një sezon dhe hierarkia ka ndryshuar, mori atë vendim, kështu që nëse dëshiron shiritin e kapitenit, duhet ta blejë dhe të luajë me të në rrugë. Ai është i vetëdijshëm për këtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...