Kosova, në vendin e shtatë të medalistëve të Olimpiadës

PUBLIKUAR

Kosova e siguroi sot medaljen e dytë të artë në Olimpiadën e Tokios. Nora Gjakova u la me ar pasi triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan Gazeta Express. E paraprakisht, të artën e kishte fituar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Këto suksese të jashtëzakonshme e rendisin për momentin Kosovës në vendin e shtatë të shteteve medaliste. Dy të arta i ka edhe Australia, që është e gjashtë, por ka të fituara edhe të argjendta dhe të bronzta.

Pra, Kosova e sheh veten në hartën e shteteve më të suksesshme në Lojërat Olimpike verore deri tash. Vendi ynë në total i ka tri medalje të arta, duke e llogaritur edhe atë të fituar nga Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...