Pamje: Ronaldo rikthehet në Torino

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Torino, për t’i nisur përgatitjet me Juventusin për sezonin e ri 2021/22.

Ronaldo ka qenë në pushim që prej eliminimit të Portugalisë nga Euro 2020 në rrethin e 16 më të mirëve, pas disfatës ndaj Belgjikës më 27 qershor, raporton Gazeta Express.

Ai pritet të raportojë për stërvitje të hënën në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventusit.

Sulmuesi 36-vjeçar është futur në vitin e fundit të marrëveshjes me bardhezinjtë në kohën kur thashethemet për të ardhmen e tij vijojnë.

Ronaldo, i cili besohet se javët e fundit i kaloi në Mallorca me familjen e vet, ateroi në Torino të dielën me aeroplanin e vet privat.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Juventus të hënën para se t’i bashkohet skuadrës për t’u përgatitur për sezonin e ri 2021/22./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...