Lewandowski zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në Gjermani përsëri

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski është zgjidhur lojtari më i mirë i vitit në Gjermani për vitin e dytë radhazi, duke i mposhtur në garë bashkëlojtarin e vet te Bayern Munich Thomas Muller dhe Erling Haalandin e Borussia Dortmundit.

Lewandowski e fitoi këtë çmim për herë të parë në sezonin 2019/20, pasi e frymëzoi Bayernin drejt fitimit të tripletës dhe 32-vjeçari luajti në nivelin e njëjtë të lartë edhe në sezonin e fundit, raporton Gazeta Express.

Kontributi i tij i madh ia siguroi Bayernit titullin e nëntë radhazi në Bundesligë. Ai po ashtu ia doli ta thyejë rekordin 49-vjeçar të vjetër të Gerd Mullerit për golashënuesin më të mirë në historinë e Bundesligës.

“E di sa i madh është ky nder”, tha Lewandowski pasi e u zgjodh më i miri në Gjermani për herë të dytë radhazi.

Ai shtoi: “Për mua është arsye për krenari dhe kënaqësi të madhe, sepse rrallë herë mund ta fitosh çmimin ‘Futbollisti i Vitit’ dy herë radhazi në Gjermani”.

Sulmuesi polak i shënoi 48 gola në 48 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat sezonin e kaluar, prej të cilave 41 vetëm në Bundesligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...