Kryetari Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar pasi që KDI ka vlerësuar Komunën e Lipjanit si top komuna në transparence.
“Ndihemi mirë kur vlerësohemi për transparencë dhe llogaridhënie, sot Komuna e Lipjanit është renditur si top komuna në transparence. Komuna e Lipjanit është vlerësuar lartë nga KDI në publikimin e raportit “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” Kjo është meritë e qytetarëve lipjanas dhe do të vazhdohet me punë e përkushtim, transparencë e llogaridhënie çdo herë”, ka shkruar Ahmeti, transmeton LipjaniNews.


