E pranon Barcelona, të hapur t’i dëgjojnë ofertat për Griezmannin

PUBLIKUAR

v

Antoinne Griezmann mund të largohet nga Barcelona. Për dy sezone, 30-vjeçari ka bërë 99 paraqitje me Barçën, ka shënuar 35 gola.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i katalanëve, Mateu Alemany.

Gjatë prezantimit të Memphis Depay, nuk munguan pyetjet edhe për të ardhmen e Griezmann, që së fundmi është raportuar për një rikthim të mundshëm te Atletico Madrid.

Alemany tha se Barça i beson Griezmannit, por për shkak të situatës së rëndë ekonomike, klubi do të dëgjojë ofertat për Griezmannin.

“Antoinne është një futbollist i Barcelonës, kemi një kontratë bashkë dhe ne besojmë te ai. Është normale të ketë shumë zëra merkatoje për të pasi bëhet fjalë për një futbollist cilësor”, u shpreh ai.

“E vlerësojmë shumë Griezmannin, por nëse gjërat në merkato lëvizin, mund të pranojmë ofertat e duhura, pasi jemi në vështirësi financiare dhe duhet të bëjmë llogaritë me një bilanc të rënduar tashmë”.

Griezmann është ojesë e Barcelonës që nga viti 2019.

Për dy sezone, 30-vjeçari ka bërë 99 paraqitje me Barçën, ka shënuar 35 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...