“Ronaldo është i shkëlqyeshëm, por Messi është më i miri i të gjitha kohëve”

PUBLIKUAR

Mason Greenwood mendon se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Ai ka folur për krahasimin ndër vite se cili është më i miri mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.

Talenti i Manchester United e ka të qartë se CR7 është bishë, një lojtar i jashtëzakonshëm që ka arritur gjithçka në karrierë, por sipas tij, Messi është krejt tjetër nivel, më i miri i të gjitha kohëve.

“Ronaldo s’ka asnjë dyshim se është i shkëlqyeshëm, fizikisht, atlet fantastik, por ajo se çfarë bën Messi, çfarë ka bërë për Barcelonën dhe duke fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën, është thjesht i një tjetër niveli”, u shpreh ai.

Messi dhe Ronaldo janë futbollistët me më së shumti Topa të Artë dhe Këpuca të Arta.

Messi ka fituar gjashtë Topa të Artë dhe gjashtë Këpuca të Arta, derisa Ronaldo pesë Topa ë Artë dhe katër herë Këpucën e Artë.

Leo është favorit që vitin 2021 të fitojë edhe njëherë Topin e Artë, që do të shkonte në shtatë – shifër që vështirë se ndonjë lojtar do a arrijë ndonjëherë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...