Jose Mourinho zemërohet me Zaniolon gjatë miqësores së Romës kundër Triestinas

PUBLIKUAR

Trajnerit të Romës, Jose Mourinho, nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i Nicolo Zaniolos në fitoren e Romës kundër Triestinas në një ndeshje miqësore të mërkurën.

Zaniolo u fjalos disa herë me mbrojtësin e Triestinas Walter Lopez para se ky i fundit ta bënte një ndërhyrje të ashpër ndaj tij në përfundim të pjesës së parë.

35-vjeçari u përpoq ta godasë me top Zaniolon, duke e nxitur një kacafytje. Ata u kacafytën për disa sekonda para se kapiteni i Romës Lorenzo Pellegrini t’i ndante.

Sipas mediave italiane, Mourinhos nuk i ka pëlqyer aspak ajo që e ka parë dhe është siguruar që Zaniolo ta dijë këtë.

Ish-ylli i Interit mungoi tërë sezonin 2021/22 për shkak të një lëndimi të rëndë në gju që e kishte pësuar në një ndeshje mes Italisë dhe Holandës në Ligën e Kombeve në shtator 2020.

Ai i ka zhvilluar tri ndeshje përgatitore me Romën këtë verë, përfshirë miqësoren e djeshme me Triestinan, të cilën gjiganti i Serie A e fitoi 1:0 falë golit të Nicola Zalewski. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...