Manchester City futet në garë për Chiesan

PUBLIKUAR

“Citizens” i janë bashkuar garës me Chelsean e Bayernin për kartonin e yllit të Juventusit, i cili shkëlqeu në Kampionat Evropian me Italinë

Federico Chiesa ka përfunduar në radar të klubeve të mëdha evropiane. Sulmuesi i Juventusit bëri paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionat Evropian. E mu për këtë, ish-futbollistin e Fiorentinës po e duan klubet e njohura.

Ditë më parë, interesim për Chiesan kishte shfaqur gjiganti gjerman, Bayern Munich. Kurse, mediumi italian “Calciomercato” raporton se së fundmi në garë për 23-vjeçarin është futur edhe Manchester City, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, yllin italian e pëlqen edhe kampioni aktual evropian, Chelsea. Chiesa e ka edhe një vit kontratë me Juventusin. Por, raportohet se “Bianconeri” nuk duan ta shesin yllin e tyre të së ardhmes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...