Një gjë është e qartë: Makinat fluturuese do të jenë tepër të shtrenjta

PUBLIKUAR

Thuhet të ketë qenë viti 1917 atëherë kur u prezantua ideja e makinave fluturuese me përdorim personal.

Sidoqoftë, deri më sot, i gjithë koncepti i një avioni/makine njerëzish që mund të blejnë në të shumtën e rasteve mbetet kryesisht vetëm një ide.

Por kjo nuk i ka ndaluar shumë kompani të përpiqen të ndërtojnë atë që ata e konsiderojnë si një automobil fluturues.

Por ndërsa jemi duke parë koncepte interesante si PAL-V, ne nuk mund të harrojmë një aspekt shumë të rëndësishëm – kostoja e saj?

Epo, sipas Pentagon MotorGroup, përgjigjja e shkurtër është “shumë shtrenjtë”, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, thuhet se përveç kostos së sigurimit të saj, sa kushton marrja e një licence fluturimi, sa do të kushtonte ruajtja dhe parkimi i saj dhe sa karburant do të shpenzonte, çmimi total paraprak për një makinë fluturuese do të ishte më shumë se 740,000 dollarë.

Megjithatë duhet pasur parasysh se kjo analizë u krye në Mbretërinë e Bashkuar dhe çmimet për sigurimin, karburantin dhe magazinimin do të ishin të ndryshme në shtete të ndryshme. /

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...