Haaland: Largimi i Sanchos më trishtoi

PUBLIKUAR

Largimi i Jadon Sanchos nga Borussia e Dortmundit ka shtuar zëra për një lamtumirë të parakohëshme nga verdhezinjtë edhe të sulmuesit kryesor Erling Haaland kjo për vetë faktin pasi talenti norvegjez kishte një raport të shkëlqyer me yllin anglez që në ditët e ardhshme do të zyrtarizojë kalimin te Manchester United.

Vetë Haaland në një intervistë është shfaqur shumë i mërzitur për largimin e Sanchos pasi ai i ishte shoku i tij më i mirë te Dortmundi, gjithsesi pavarsisht interesimit të Chelseat për djaloshin skandinav gjasat janë që Haaland të qëndrojë në Signal Iduna Park edhe sezonin e ardhshëm.

“E trishtë që u largua Jadon Sancho, por kështu është futbolli. Ne kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sidomos në këtë sport. Mendoj se në skuadër ka edhe të tjerë lojtarë me të cilët ndihem mirë dhe rehat. Të shohim se me cilin do të kem ‘feeling’ më të mirë“, theksoi Haaland.

Ndërkohë për të zëvendësuar Jadon Sanchos, Dortmundi është shumë afër blerjes së sulmuesit të përfaqësueses holandeze Donyell Malen. Akordi më PSV Eindhoven është afër dhe lajmin për afrimin e 22-vjeçarit tulipan i cili aktvizohet në të majtë të sulmit e konfirmoi edhe drejtori sportiv i verdhezinjëve Michael Zorc.

PSV-ja për Malen kërkon 30 milionë euro ndërkohë që Dortmundi deri tani e ka çuar ofertën në 25 milionë euro, por shumë shpejt pritet të gjendet gjuha e përbashkët që sulmuesi holandez të transferohet në Gjermani.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...