Një tjetër shkëmbim mes Barcelonës dhe Juventusit, përfshihet sërish Pjanic

PUBLIKUAR

Miralem Pjanic, që erdhi te Barcelona verën e kaluar ka dështuar të tregojë veten dhe katalonasit janë të interesuar ta largojnë këtë afat kalimtar. Boshnjaku merr një pagë të lartë dhe Barcelona ka nevojë të krijojë financa.

Nga Italia raportojnë se Juventusi ka bërë një ofertë për shkëmbim lojtarësh mes Pjanicit dhe Ramseyt, përcjell Gazeta Express.

Uellsiani erdhi në Torino para dy sezoneve, por nuk ka treguar performancën që kishte me Arsenalin. Pengesë tjetër është edhe paga e lartë, që mund të ndikojë në dështimin e këtij shkëmbimi.

Juventusi e di se ky operacion është shumë i komplikuar, por lëndimi i Arthurit i detyron ata të riaktivizojnë opsionin e kthimit të Pjanicit në Allianz Stadium. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...