Klubi befasues për të cilit mund t’i bashkohet Bale këtë verë

PUBLIKUAR

Gareth Bale mund t’i bashkohet  klubit të vendlindjes, Cardiff City, në një lëvizje befasuese në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi i Real Madridit e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenham Hotspur dhe do të kthehet në Madrid për t’i filluar përgatitjet për sezoni ne ri, pasi ka edhe një vit kontratë më gjigantin spanjoll, raporton Gazeta Express.

Pas eliminimit të Uellsit nga Kampionati Evropian 2020 këtë muaj, pati thashetheme se Bale do të pensionohet nga futbolli me klube, por një gjë e tillë u hodh poshtë menjëherë nga përfaqësuesit e tij.

Mendohej se Bale do të qëndronte në Madrid pas kthimit të Carlo Ancelottit në stol, duke qenë se kjo dyshe kishte punuar së bashku gjatë periudhës së parë të italianit në postin e trajnerit të Realit.

Por, sipas mediave në Spanjë, asnjëra prej këtyre dy thashethemeve nuk do të ndodhë.

Tani, befasisht, thuhet se Cardiff City, klubi i vendlindjes së tij në Uells, është favorit për t’i siguruar shërbimet e tij. Sipas kompanive të basteve, Cardiffi është klubi favorit për Bale, i ndjekur nga Tottenhami. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...