Itali – Argjentinë: Kampionia e Evropës kundër kampiones së Amerikës Jugore së shpejti

PUBLIKUAR

Kampionia e Evropës, Italia, dhe kampionia e Amerikës Jugore, Argjentina, do të përballen në një ndeshje miqësore spektakolare në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli.

Sipas New York Times, bisedimet për zhvillimin e asaj që praktikisht do të ishte një kupe interkontinentale kanë shënuar përparim të dukshëm, raporton Gazeta Express.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian 2020 të dielën, pasi e mundi Anglinë 3:2 në penallti, në një ndeshje dramatike në tokën angleze, Wembley.

Paraprakisht, Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës, për herë të parë në 28 vitet e fundit, pasi e mposhti 1:0 Brazilin në finalen e Maracanas në Rio de Janiero.

Takimi mes tyre do të jetë miqësor, por një mundësi fanstatike për t’i parë kampionen e Evropës duke u përballur me kampionen e Amerikës Jugore.

Hera e fundit kur Italia dhe Argjentina u takuan ishte në një ndeshje gjysmëfinale në Kupën e Botës 1990. Në atë kohë, Maradona ishte kapiten i Argjentinës.

Pas vdekjes së tij vitin e kaluar, stadiumi i Napolit San Paolo e mori emrin e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...