“Krenar që shkruam emrin në faqet më të bukura të historisë së futbollit”

PUBLIKUAR

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se “është krenar që është këtu” në Pallatin Quirinale dhe ka shtuar se “ata kanë shkruar emrin në faqet më të bukura të historisë së futbollit”

Azzurri janë kthyer nga Londra me trofe, derisa Mancini dhe djemtë e tij ishin ftuar në Quirinale, ku trajneri ka folur në prezencën e Presidentit Sergio Mattarella. “Nëse jemi krenar që jemi këtu në Quirinale”, tha Mancini. “Falëminderit presidentit që ishte tifozi i unë i parë, bashkë më shumë italianë të cilët festuan me në në Londër, Munich, Firencë dhe Romë”.

“Vendi është duke festuar për fitoren, ne jemi të kënaqur që ua kemi dhënë këto emocione, duke shkruar emrin në faqet më të bukura të historisë së futbollit”.

Mancini ia ka dedikuar fitoren “tërë italianëve” dhe ka uruar edhe tenistin, Matteo Berrettini, i cili nuk arriti që të fiton në finalen e Wimbledonit të dielën kundër serbit, Novak Djokovic.

“Ne ia dedikojmë këtë fitore tërë italianëve. E urojmë edhe Matteo Berrettinin, ne kemi vuajtur bashkë më të, por ne besojmë që ai do të kthehet në Wimbledon dhe do ta fitojë atë në vitin tjetër”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...