Billingham e mbron Sakan, Sanchon dhe Rashfordin pasi humbën penalltitë: Boll më me pallavra

PUBLIKUAR

Mesfushori tinejxher i Anglisë ka mbështetur fuqishëm shokët e tij të skuadrës pasi që ata dështuan të shënojnë nga pika e bardhë në finalen e Euro 2020

Jude Bellingham e ka mbështetur Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford pasi që këta kanë humbur penalltitë në finale të Euro 2020, me mesfushorin tinejxher që ka thënë se ata nuk kanë nevojë për “kaq shumë pollavra vullnetare në rrjetet sociale”.

Tre luanët nuk arritën që ta fitojnë një trofe ndërkombëtar as pas 55 viteve derisa ishin shumë afër ta bënin këtë të dielën në stadiumin Wembley , por humbën me penallti me rezultat 3-2 pasi që 120 minuta përfunduan me rezultat të barabartë 1-1.

Debat i madh është duke u bërë në Angli se pse Gareth Southgate përzgjodhi këta pesë lojtarë për të ekzekutuar penalltitë, derisa nuk ka munguar edhe parullat raciste në drejtim të atyre që i kanë humbur ato, por Billingham është njëri nga ata i cili ka dalë në mbrojtje të tyre.

“Ne fitojmë bashkë dhe humbim bashkë”, tha Billingham, i cili pati tri paraqitje në Euro 2020, duke shkruar në Twitter. “Krenar me shokët e mijë të skuadrës që truguan një karakter prej top lojtarësh. Kishte shumë pallavra vullnetare në rrjet”.

“Sa për racizmin, i dhimbshëm por nuk është befasi. Ne nuk mërzitemi se duhet edhe më shumë gjëra të bëhen. Duhet edukim në çdo platformë”.

Kritika ka pasur edhe për ata që kanë humbur penalltitë, edhe për ata që nuk kanë marrë barrën për të goditur penalltitë, duke ditur kualitetin që ka me lojtar kampi anglez. Kuptohet, do të duhet kohë për ta kuptuar këtë huqje por me kohë ajo do të zhduket edhe pse do të mbetet gjithmonë në kujtesë.

Megjithatë, Anglia ka potencial dhe shpresohet që atë ta tregojë gjatë Botërorit në Katar që do të mbahet vitin e ardhshëm. Vëmendja qysh tash është në këtë garë, me kapitenin e Tre Luanëve, Harry Kane që ka thënë se Kombëtaren e pret një e ardhme e ndritur.

“Mbrëmë u lënduar. Është lëndim sepse kemi pritur gjatë. Por ne kemi ardhur deri këtu duke kapërcyer shumë barriera deri në fund. Ne fitojmë bashkë, humbim bashkë, rigrupohemi prapë bashkë për Botëror. Faleminderit për mbështetjen e juaj këtë verë”. /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...