Zbulohet shuma që e marrin lojtarët e Italisë pas triumfit në Euro 2020

PUBLIKUAR

Kombëtarja italiane e fitoi Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori të saj. Por, krahas gëzimit për këtë sukses historik, “Azzurrët” e kanë edhe një arsye për t’u gëzuar, shkruan Gazeta Express. Në fakt, Federata Italiane e Futbollit i mbushi arkat pas triumfit në “Euro 2020”.

“Të Kaltrit” në fakt” e arkëtuan maksimumin e mundshëm të parave, plot 28.25 milionë euro falë tri ndeshjeve të fituara në fazën e grupeve. Ndërkaq, në total, italianët i fituan 99.2 milionë euro, pasi i fituan edhe ndeshjet me Austrinë në të tetën e finales, me Belgjikën në çerekfinale, me Spanjën në gjysmëfinale dhe me Anglinë në finale.

Me këtë rast, Italia e kaloi Portugalinë, e cila i fitonte një milionë më pak nga UEFA pesë vjet më parë. Natyrisht, një përqindje e shumës së fituar nga Federata Italiane do të shkojë si shpërblim për lojtarët. Me këtë rast, secili futbollist do t’i marrë nga 250 mijë euro.

Ndërkohë, ishin parashikuar edhe shpërblime të tjera prej 200 mijë eurosh për vendin e dytë dhe 150 mijë nëse Italia shkon në gjysmëfinale. Për Kombëtaret pjesëmarrëse në Evropian, UEFA i ka ndarë 331 milionë euro, një rekord i ri ky. Në “Euro 2016” ishin ndarë 301 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...