Keane i godet lojtarët e Anglisë: Si mund të rrini duarkryq dhe ta lini një fëmijë të gjuajë penallti?

PUBLIKUAR

Roy Keane i ka kritikuar ashpër lojtarët e rritur të Anglisë të cilët e lejuan Bukayo Sakan ta godasë penalltinë vendimtare në disfatën e Anglisë me penallti kundër Italisë në finale të Kampionatit Evropian 2020.

Goditja e Sakas nga pika e bardhë u ndalë nga Gianluigi Donnarumma dhe Anglia mbeti me zemër të thyer në Wembley të dielën, raporton Gazeta Express.

Anësori 19-vjeçar nuk ka gjuajtur penallti asnjëherë për klubin e vet, Arsenal, megjithatë atij iu la në dorë përgjegjësia e goditjes së penalltisë më të rëndësishme në finale.

Mesfushori legjendar i Manchester Unitedit dhe tani eksperti i futbollit në Sky Sport, Keane është shprehur i mllefosur me lojtarët e rritur anglezë që e lejuan një gjë të tillë.

“Nëse je (Raheem) Sterling apo (Jack) Grealish, nuk mund të rrish duarkryq dhe ta lejosh një fëmijë të ri (Saka) të gjuajë penallti para teje, thjesht nuk mundesh”, tha Keane.

“Nuk mund ta lejosh një 19-vjeçar të turpshëm të gjuajë para teje. Ata kanë shumë më shumë përvojë. Sterling ka fituar trofe”, shtoi ai.

Lojtarët e tjerë të Anglisë që dështuan në penallti ishin 21-vjeçari Jadon Sancho dhe 23-vjeçari Marcus Rashford.

Të vetmit që shënuan nga penalltia për Anglinë ishin Harry Kane dhe Harry Maguire. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...