Chiellini: Ne ndiem diçka magjike në ajër, e merituam titullin

PUBLIKUAR

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, ka thënë se italianët “ndien diçka magjike në ajër” rrugës drejt lavdisë në Kampionatin Evropian 2020, pasi e mposhtën Anglinë 3:2 me penallti në tokën e tyre.

Italia e mundi Anglinë 3:2 në penallti pas një barazimi 1:1 gjatë 120 minutave, për ta fituar trofeun e dytë evropian të dielën në Londër, raporton Gazeta Express.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve në penallti, para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.

Chiellini luajti rol kyç në ecurinë mbresëlënëse të skuadrës së Roberto Mancinit në këtë turne, pasi ishte i pathyeshëm në mbrojtje dhe e udhëhoqi skuadrën si kapiten.

“Ne fituam me meritë, mendoj. Ne ndiem diçka magjike në ajër, e kemi thënë këtë që prej majit dhe e meritojmë, e gjithë Italia e meriton. Ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij grupi gjatë tri viteve dhe fitoren ua kushtojmë të gjithë lojtarëve që po shikojnë nga shtëpia, po ashtu”, tha Chiellini pas ndeshjes.

Megjithëse të kaltrit mbizotëruan në tokën angleze, atyre iu deshën penalltitë për ta fituar titullin e dytë evropian.

“E rëndësishme gjithmonë ka qenë të luanim futboll dhe ta kënaqeshim. Ne deshëm ta kontrollonim ndeshjen, ta mbanim topin dhe pavarësisht asaj goditje në fytyrë brenda dy minutave, ne dominuam në pjesën e mbetur të ndeshjes dhe e kërkuam fitoren me çdo kusht”, shtoi mbrojtësi i Juventusit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...