Donnarumma “Lojtari më i mirë i Euro 2020”, Ronaldo golashënuesi më i mirë

PUBLIKUAR

Donnarumma është zgjedhur lojtari më i mirë në këtë Euro 2020.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti dy prej pesë goditjeve të anglezëve para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve, raporton Gazeta Express.

Donnarumma i priti penalltitë e Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, ndërsa Marcus Rashford e goditi shtyllën pingule. Donnaruma kishte qenë krucial edhe në gjysmëfinale ku kishte arritur të presë po ashtu dy penallti për ta dërguar Italinë në finale.

Donnarumma është po ashtu edhe “lojtari më i mirë në Euro 2020”.

“Lojtari më i mirë i ndeshjes” u shpall mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci.

Golashënues më i mirë në këtë turne është shpallur Cristiano Ronaldo me 5 gola dhe një asist. Pesë gola i ka shënuar edhe Patrick Schick, por Ronaldo e fiton këtë çmim në saj të një asisti që ka më shumë se çeku. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...